Kanosi dy policë, arrestohet
Në Podujevë është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, të martën rreth orës 17:00.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, kurse rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./21Media