Kanosi me sëpatë dy persona, arrestohet një 33 vjeçar
Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet SH.D 33 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte me dy persona tjerë me inicialet A.D 21 vjeçar dhe XH.H 27 vjeçar, këta të fundit i kanos me një me sëpatë.
Në lidhje me këtë, policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media