Kanosi me sëpatë zyrtarët komunalë në Shtime, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Shtime, pasi dyshohet se me sëpatë ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas ka kanosur zyrtarët komunalë.

Në raportin e ditor të policisë thuhet se i dyshuari ka probleme mendore.

“Objekti i Komunës, Shtime 26.12.2025-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sopat ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtj”, thuhet në raport.

Back to top button