Kanosi policët për shkak të një tikete në trafik, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për kanosje të zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 05:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur dy zyrtarët policorë të cilët e kishin ndaluar atë lidhur me një kundërvajtje në trafik”, thuhet në raporrin ditor të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media