Kante pranë rinovimit me Chelsean

Mesfushori francez pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë te Blutë

Chelsea duket se e ka bindur N’Golo Kanten që të nënshkruajë një kontratë afatgjate.

27-vjeçari vlerësohet si një prej mesfushorëve më të mirë në botë në pozitën e tij dhe ai tashmë ka fituar Premier Ligën dhe Kupën FA, prejse i është bashkuar Chelseat në vitin 2016.

L’Equipe raporton që “Blutë” nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij nga skuadra dhe janë gati t’i ofrojnë kontratë të re.

Me këtë marrëveshje Kante do të bëhej një prej futbollistëve më të paguar në Premier Ligë, derisa kontrata e tij aktuale me Chelsean skadon në vitin 2021.

Për Kante ka shprehur interesim të madh Paris Saint-Germain, por Chelsea nuk dëshiron të lejojë largimin e njërit prej lojtarëve kryesor të ekipit.

Back to top button