Kanye West dhe Julia Fox bëjnë paraqitjen e parë si çift

Kanye West dhe Julia Fox kanë bërë paraqitjen e parë si çift. Çifti është parë edhe këtë fundjavë në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, por këtë herë në të gjitha të zeza.
Ata janë parë të përqafuar para kamerave duke buzëqeshur dhe duke flirtuar.

Kanye West dhe Julia Fox jan ë larguar me makinë së bashku dhe më vonë atë natë Fox ka ndarë një histori në Instagram, ku janë shfaqur West dhe DJ Khaled në studio.
Ajo e ka përshkruajtur atë me një seri emoji-sh, kështu që Fox duhet të miratojë bashkëpunimin e producentëve.
Lidhja e West dhe Fox ka bërë bujë në mediat rozë. Njësoj siç është bërë edhe ajo e ish bashkëshortes së West, Kim Kardashian me Pete Davidson.
I dashuri i ri i Kim Kardashian, Pete Davidson duket sikur nuk e ka shumë problem për ‘kërcënimet’ që ish bashkëshorti i Kim, Kanye West i ka bërë këtij të fundit.
“Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje/ vetëm që të mund ta zhdëp në dru Pete Davidson”, thotë Kanye në një këngë të tij.
Një burim i afërt i Davidson ka thënë se atij po i duket qesharake e gjithë kjo, madje edhe drama mes West e Kardashian.
Javën e kaluar, West e ka sulmuar komedianin në një intervistë me CEO të Hollywood Unlocked, Jason Lee, në të cilën ai ka pretenduar se Kardashian e ka penguar atë të hynte në shtëpinë e saj me fëmijët e tyre për shkak të Davidson.
Megjithatë, një burim i afërt me Kim ka deklaruar: “Pete ende nuk është prezantuar me fëmijët e Kim dhe dihet se sa herë që ai e viziton atë në LA, ai qëndron në një hotel në Beverly Hills ku ajo është parë me të”./21Media

Back to top button