Kaos në Francë, imazhe të telave të djegur pranë hekurudhës

Sulmet me zjarrvënie goditën rrjetin e trenave të shpejtë në Francë më 26 korrik, teksa zyrtarët i quajtën akte të paramenduara “sabotimi” që ndodhën vetëm disa orë para hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Linjat Atlantique, Nord dhe Est të rrjetit të trenave janë ndikuar nga ndërprerjet pas sabotimit.

Atlantique shkon nga Parisi në Bordeaux, Nord shkon nga Parisi në Lille dhe Est merr pasagjerë nga Parisi në Strasburg.

Kryebashkiaku i Vald’Yerre, një komunë në Francën veri-qendrore, sapo ka ndarë disa fotografi me BBC.

Imazhi i parë duket se tregon disa tela të djegur, të cilat kryebashkiaku Franck Marchand thotë se janë marrë në një linjë hekurudhore në Saint-Pellerin-Courtalain – kjo është rreth 143 km nga Parisi.

Në imazhin e dytë mund të shohim makina me logon e kompanisë franceze të hekurudhave, SNCF.

Më herët SNCF postoi në X për të thënë se “aktet e keqdashjes” prekën disa linja me shpejtësi të lartë, me trenat që u devijuan ose anuloheshin.

Back to top button