Kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët e opozitës i sulen Vuçiqit

(Lajm i përditësuar)

Në Kuvendin e Serbisë ku po mbahet një seancë të jashtëzakonshme pati sulm në pjesën e dytë të debatit, kur deputetët e opozitës, u drejtuan drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht kanë thirrur “tradhti, tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë”, e më pas kanë shkuar në vendin ku ai ishte ulur.
Në të njëjtën kohë janë ngritur në këmbë edhe deputetët e pushtetit. Në këtë situatë, e cila ka zgjatur rreth 15 minuta, në sallë ka hyrë edhe sigurimi i Kuvendit.
Kliku këtu për ta parë videon.
Radoiçiq me zyrtarët e Listës Serbe shfaqen në Kuvendin e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Serbisë foli sot për çështjen e Kosovës dhe propozimin franko-gjerman.
Në këtë seancë ndodhej edhe, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, për të cilin në Kosovë ka një urdhër-arrest për frikësimin e dëshmitarëve në rastin e njohur si Brezovica, dhe po ashtu emri i tij ndërlidhet me vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq.
Radoiçiq është në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar.
Ai është parë duke ndjekur seancën nga ballkoni i sallës ku ajo po mbahej nën shoqërinë Goran Rakiqit, kryetar i Listës Serbe dhe Igor Simiqit, zyrtar i asaj partie.

Back to top button