Kaos në Sevile para finales së Kupës së Mbretit

Para finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit, një incident ka ndodhur në Sevile mes tifozëve të Barcelonës dhe oficerëve të policisë.
Në Plaza Nueva, në qendër të qytetit, situata doli jashtë kontrollit dhe videot nga vendi i ngjarjes dëshmojnë për një konflikt të ashpër në të cilin policët e urgjencës kishin duart plot.
Ngjarja nisi pas disa minutash provokimesh dhe sjelljesh të papërshtatshme nga tifozët në tarraca.
Policia arrestoi një nga drejtuesit e grupit, një tifoz i Barcelonës, i cili drejtoi vandalizmin, sipas mediave spanjolle.
Arrestimi i tij shkaktoi reagimin e pjesës tjetër të tifozëve, të cilët nisën të gjuanin gjësende drejt forcave të sigurisë.
Edhe pse situata ka qenë e tensionuar, sipas informacioneve nga mediat spanjolle, ka qenë një incident i izolu