“Kapacitetet ujore të Kosovës, nën kufirin e sigurisë ndërkombëtare”

Grupi GIS i Kosovës (GGK) ka prezantuar një hartë tematike që paraqet liqenet artificiale kryesore të vendit dhe kapacitetin e tyre ujor, duke tërhequr vëmendjen ndaj sfidave serioze që lidhen me qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve të ujit në Kosovë.

Sipas të dhënave të  GGK-së Liqeni i Ujmanit vazhdon të jetë rezervuari më i madh dhe më i rëndësishëm strategjik, me një kapacitet prej rreth 390 milionë metra kub ujë. Pas tij renditet Liqeni i Radoniqit, i cili mban afërsisht 113 milionë metra kub dhe është jetik për furnizimin me ujë në rajonin e Dukagjinit.

Kurse, Liqeni i Batllavës dhe ai i Badocit, me kapacitete përkatësisht rreth 35 dhe 30 milionë metra kub, përbëjnë burimet kryesore të ujit të pijshëm për pjesën qendrore të Kosovës. Edhe liqenet më të vegjël, si Vasileva, Përlepnica dhe Livoçi, ndonëse me vëllime më të kufizuara, kanë rëndësi të veçantë për furnizimin lokal me ujë.

Back to top button