Kapen 100 fishekë në aeroportin e Prishtinës

Oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishekë 8 mm në sasi prej 100 copë.
“Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë”, thuhet në njoftim.
Malli i ndaluar është municion për pistoletë me gas 100 copë të markës “Fiocchi Blanc” 8 mm.
Në anën tjetër Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka thënë se është njoftuar prokurori dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button