Kapen 187 kg kokainë në vlerë 5 milionë euro

Shkatërrohet banda italo-shqiptare

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizimi kriminal i përbërë nga trafikantë shqiptarë e italianë.
Droga e trafikuar prej 187 kg kokainë do t’i sillte këtij grupi kriminal një fitim tregu mbi 5 milionë euro.
Droga e mbërritur në portin e Vado Ligure, ishte fshehur brenda një kontajneri, për ta trafikuar më pas në të gjithë Italinë.
Me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e të organizimit kriminal, autoritetet italiane të Guardia di Finanzës së Savonës kanë ekzekutuar 4 urdhër ndalimi, 3 nën masë ndalimi me burg e 1 person i katërt nën ndalimin e banimit në territorin savonez.
Janë kryer gjithashtu 6 kontrolle banesash.
Hetimet e Prokurorisë së Savonës i përkasin viteve 2020-2021 e nisën pas arrestimit të 5 personave me sasi kokaine e hashashi, e qënë pikënisja e këtij operacioni.
Gjatë fazës investigative janë sekeustruar 18 kg hashash e 500 gramë kokainë.
Baza e këtij grupi kriminal ishte qyteti i Savonës, por aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në pjesën veri -perëndimore të Italisë e me klientë në të gjithë territorin e vendit.
Të arrestuarit janë transferuar në burgun e Genovas e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./oranews

Back to top button