​Kapen 190 motoçikleta nё Pejё

Në kuadër të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policor nё Pejё gjatë muajit qershor ka sekuestruar 190 motoçikleta, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtje.

Aktivitetet e planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në ditët në vijim, me qëllim të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Back to top button