Kapen 2 mijë e 200 zogjë të kontrabanduar, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në kufirin me Serbinë. Në orët e mbrëmjes në rrugët malore që lidhen nga Konquli (Serbi) me fshatin Korminjan (Republika e Kosovës) është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar mashkull, serb, me iniciale J.J., nga një fshat i komunës së Ranillugut.

Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 arka të birrës “Tuborg”, 50 arka të birrës “Zajqevsko” dhe 2550 zogj (shpezë) të vegjël.

Malli dyshohet të jetë kontrabanduar nga territori i Serbisë dhe ishte futur ne Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në koordinim me prokurorinë përkatëse, Doganat e Republikës së Kosovës dhe AVUK-në.

Back to top button