Kapen duke vjedh drunjë, arrestohen dy persona

Policia Kosovës ka arrestuar të dyshuarit A.O. ( viti i lindjes 1975) dhe Q.T. ( viti i lindjes 1984), pasi të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit Ponoshec, DRPK “Perëndimi” Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në parandalimin e vjedhjeve të pyjeve, sot me datë 15.11.2021, rreth orës 12:00, në Grykën e Deçanit-Zonën e Mbrojtur (Park Nacional), kanë ndaluar dy kamionë të tipit; “DAF” dhe “Volvo”, të cilët ishin të ngarkuar  me drunjë breu (teknik) pa dokumentacione përkatëse, është bërë e ditur nga Policia.
Masa drurore e sekuestruar është 12.45mᶾ.
Gjithashtu, sipas të dhënave të evidentuara dy personat e dyshuar janë recidivist të këtyre veprave edhe në të kaluarën./21Media

Back to top button