Kapen mbi 20 kg lëndë narkotike   

Njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë gjatë ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kg lëndë narkotike

Policia njofton se në rastin e parë një shtetase  e Serbisë  e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare. Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg, thuhet sipas Policisë.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku siç njofton PK, një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bërë së bashku me policinë.

“Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur  ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe|”, thuhet në një komunikatë nga Policia.

Në të dy rastet personat janë arrestuar derisa raste janë dorëzuar në Polici./21Media

Back to top button