Kapen me drogë arrestohen katër persona në Vërmicë

Janë arrestuar katër kosovare dhe një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë pasi që gjatë një kontrolli në veturën me të cilin po qarkullonin, janë gjetur 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Policia në raporti 24 orësh njofton se vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“SPK-Vërmicë 02.07.2024-17:35. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa (4) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./21Media