Kapen me heroinë në vlerë të 12 mijë eurove, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë janë arrestuar dy persona pasi që atyre u janë gjetur gramë heroinë, ndërsa tjetrit i është sekuestruar 2.1 gramë heroinë.

Bëhet e ditur se vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro.
“POSEDIM I NARKOTIKËVE- Prishtinë 21.05.2025, 19:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.2 gram, një telefon një palë çelësa të banesës dhe para të gatshme të valutave të ndryshme rreth 825 euro. Tek i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 2.1 gram. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e banesës së të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 643.7 gram, dy peshore digjitale. Vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.

Back to top button