Kapen personat që dyshohen se kishin kryer sulm ndaj personit zyrtar
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona me inicialet A.RR. 48 vjeçar dhe S.RR. 44 vjeçar.
Sipas policisë, ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën e njëjtë penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, me dënim burgimi , njëri prej tetë (8) muajve dhe tjetri prej katër (4) muajve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim të policisë./Kallxo