Kapet 35-vjeçari në Prishtinë, ishte i dënuar për posedim të narkotikëve

Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Policisë në Prishtinë ka arrestuar një person që ishte në kërkim nga organet e drejtësisë.
I arrestuari, me inicialet A.Z., 35 vjeçar, ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, sipas vendimit gjyqësor.