Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, në trup kishte drogë

Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezi në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.
Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë).
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj.
“Është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Substanca e dyshuar është konfiskuar, personi i dyshuar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button