Kapet duke vjedhur derivate nga një ekskavator, arrestohet 39 vjeçari

Një person është arrestuar të hënën mbrëma në Fushë Kosovë, pasi është zënë nga policët duke vjedhur derivate nga një ekskavator.
“Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një ekskavator”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i arrestuar thuhet se është K.H., 39 vjeç.
Sipas Policisë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes./21Media
