Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Në hyrje të pikës kufitare të Morinë u arrestua 25 vjeçari

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë është arrestuar në kufi.

Gjatë ditës së djeshme, e shtunë u bë arrestimi i Benjamin A., 25 vjeç, banues në Kunushecë të Kosovës.

I riu u kap në hyrje të pikës kufitare të Morinës, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Bern në Zvicër.

Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn në Zvicër, më 20 mars ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Ndaj të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Back to top button