Kapet me arsenal armësh i dyshuari për dhunë në familje në Graçanicë

Policia e stacionit policor të Graçanicës, mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Arrestimi është kryer në kohën kur policia i’u përgjigj një rasti të dhunës në familje të ndodhur në fshatin Dobratin, njofton Zyra për Informim e Policisë në Prishtinë

“Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’ rast ka gjetë dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie të kalibrit 16mm, një pushkë gjuetie të kalibrit 30-06mm, një pajisje optike të pushkës së gjuetisë, pesëdhjetë copë fishekë të kalibrit 16mm, si dhe tri radiolidhje.”, thuhet në njoftim.

“I dyshuari, A.N, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button