Kapet në flagrancë derisa pranon para, ngritet aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit SH.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ushtrim i ndikimit.

I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete.

Ai një gjë të tillë e kishte bërë “me premtimin se do të ushtrojë ndikim” të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtarë të një ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave.

Back to top button