Kapet në kufi me epruveta e teste të Covid-19

 

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut u arrestua dje në pikën kufitare të Hani e Elezit për tregti të ndaluar. I dyshuari në veturë kishte epruveta dhe qindra teste të Covid-19.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në veturën e tij, me targa të Maqedonisë janë gjetur dhe konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të covid 19, gjithsejtë 576 copë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button