Kapet një punëtor duke urinuar në një rezervuar të birrës, videoja bëhet virale

Autoritetet kineze po hetojnë pasi një video u shfaq që tregonte një punëtor nga Tsingtao duke urinuar në një rezervuar, që besohet se përmban përbërës për birrën e saj të njohur.
Klipi ka marrë dhjetëra miliona shikime në rrjetet sociale.
Kompania tha se lajmëroi policinë menjëherë pasi u shfaq videoja, duke shtuar se grupi i përbërësve ishte mbyllur.
Tsingtao është një nga prodhuesit kryesorë të birrës në Kinë dhe eksportuesi i saj më i madh.
Gazeta e biznesit “National Business Daily” më vonë citoi një burim të brendshëm të thoshte se si personi që ka marrë videon ashtu edhe personi që shfaqet në të nuk ishin punonjës të drejtpërdrejtë të kompanisë.
Mediat sociale kineze janë tronditur nga klipi, pasi marka është jashtëzakonisht e njohur si brenda dhe jashtë vendit./21Media
