Kaplohet nga zjarri një kamion në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një kamion është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”, sot pasdite.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Ai ka konfirmuar se nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
“Me 13.07.2022, reth ores 17:00 ne autostraden “Arbër Xhaferi” Prishtine -Lipjan, ne kilometrin e 2të, eshte raportuar se nje kamion transportues eshte perfshire nga zjarri. Zjarrfiksat kane dale ne vendin e ngjarjes, perderisa deri ne kete faze nuk raportohet per ndonje person te lenduar”, ka thënë Hoxha./21Media

Back to top button