Kaputi: Krahas Koresë së Veriut, kërcënim paraqet edhe Irani

Drejtori i Shërbimit Kombëtar amerikan të Inteligjencës tërheq vërejtjen

Drejtori i Shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës, Daniel Kaputi, ka informuar senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrezikun që paraqet Irani me programin e raketave balistike, i cili sipas tij bie ndesh me rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan rtv21.tv

Kaputi tha se Irani në vazhdimësi po përmirëson trajektoren dhe fuqinë e raketave të veta balistike, me shpresë se do të jetë në gjendje të prodhoi një raketë të aftë për të bartur predha bërthamore, me të cilën do të mund të qëllonte territorin e Amerikës.

Mendohet se Irani është duke e shfrytëzuar programin e vet hapësinor, për të zhvilluar teknologjinë e vet balistike, për shkrepjen e satelitëve dhe të raketave.

Kaputi këtë vlerësim e bëri vetëm disa ditë pasi që Irani testoi në Ngushticën e Hormuzit një torpedo me shpejtësi të madhe, test ky i cili sipas ekspertëve amerikanë u cilësua si një test i kënaqshëm.

Zyrtarët ushtarak theksuan se përkundër faktit se ky test i Teheranit nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por megjithatë është një provokim./21Media

Back to top button