Kaq vota morën nga Diaspora kandidatët për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur numrin e votave që kandidatët për balotazh kanë marrë nga Diaspora.
Sipas KQZ-së, numrin më të madh të votave me postë e ka marrë kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni me 148 vota, pastaj kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia me 122 vota, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj me 108 vota, kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu me 436 vota dhe kandidati për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini me 244 vota.
Ndërsa, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Vushtrrisë, Ferid Idrizi dhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati kanë marrë vetëm nga një votë nga votimi me postë.



Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar 9 komuna, LDK ka fituar 7 komuna, AAK ka fituar 5 komuna, VV ka fituar 4 komuna, ndërsa nga një komunë kanë siguruar: Nisma Socialdemokrate, Iniciativa Qytetare për Obiliqin (IQO) dhe KDTP. Ndërkaq, Lista Serbe ka siguruar 10 komuna./21Media

Back to top button