“Karma” së shpejti me videoklip

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re, “Karma” e cila është pjesë e albumit “Dafinë Moj”.
“Karma” u publikua vetëm në platforma online, ndërkohë Dafina ka bërë të ditur lajmin se është në realizim të videoklipit të kësaj kënge, e që do ta publikojë të kompletuar së shpejti.

https://www.youtube.com/watch?v=BwrYHYcAZN0
Artistja po shënon suksese të mëdha, së fundmi ajo u nominua për Çmimin e Eksportit të Muzikës në Suedi, në vendin ku ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të jetës së saj, e gjithashtu është shprehur shumë falënderuese dhe mirënjohëse për këtë nominim./21Media

Back to top button