KAS rrëzon PD për Durrësin

 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Shqipëri ka rrëzuar një tjetër ankimim të Partisë Demokratike lidhur me 25 prillin.

Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e demokratëve për shpalljen e pavlefshëm të rezultatit zgjedhor në qarkun e Durrësit.

Por KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërimin e 108 kutive të votimit në këtë qark.  Rinumërimi do të nisë në orën 10:00 të ditës së nesërme, 26 maj.

Më herët KAS nuk pranoi kërkesën e PD për të kërkuar 19 prova shtesë nga institucionet, që sipas demokratëve do të dëshmonin blerjen e votës nga socialistët në Tiranë.

Të njëjtin fat ka patur edhe ankimimi i kandidatit të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, për të administruar kamerat në shkollën “Arben Broci” në kryeqytet.

Por dy anëtarët e KAS-it i kërkuan KQZ të dhënat e kryqëzuara për Tiranën për të parë nëse ka patur rastet të dyshuara apo parregullësi me pajisjen PEI.

Sipas raportit për të dhënat e kryqëzuara, në Durrës janë identifikuar 38 shenja gishtërinjsh në 79 raste, ndërsa përsa i përket kryeqendrës së veriut 13 persona identifikohen në 34 rastet të dyshimta./oranews

Back to top button