Koalicioni me LSDM-në

Koalicioni me LSDM-në

Lëvizja Besa është lodhur nga pritja për koalicionin trepalësh dhe kjo i ka penguar që Besa ta artikuloj zërin e vërtetë opozitarë për afro tre muaj. Kështu ju përgjigj kreu i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami gazetarëve të cilët e pyetën se a do të ketë koalicion me LSDM-në.

Ai tha se Kuvendi Qendror i Besës është ai që do të vendosë në rast se do të shkojë në koalicion me LSDM-në nëse kjo e fundit dorëzon ofertë dinjitoze.

Fatkeqësisht ne kemi humbur një kohë të çmueshme që të bëjmë opozitën reale ashtu siç pret opinioni nga Lëvizja Besa. Kemi qenë aktiv, kemi qenë opozitë, por kjo periudhë e kaluar, gati tre muaj e më shumë që prisnim se a do të ndodhë një bashkëpunim opozitar na pengoi që fuqishëm ta artikulojmë zërin opozitarë. Periudhën që vjen, nuk do të lodhemi me kalkulime të tjera për bashkëpunime të mundshme. Lëvizja Besa nga nesër del në terren dhe artikulon zërin e opozitës shqiptare. Kur të vij koha, nëse do të ketë oferta dinjitoze, sigurisht që ky Kuvend që jemi mbledhur sot do ta diskutoj dhe do të vendosë në mënyrë meritore”, u përgjigj Kasami./TV21