Kasapi në Gjakovë qëllon veten me pistoletë për neutralizim të kafshëve

Një punëtor kasap në Gjakovë, përderisa ishte në vendin e tij të punës në një thertore, ka qëlluar aksidentalisht veten me një pistoletë e cila përdoret për të neutralizuar kafshët.
I njëjti më pas është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas është transportuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, sipas raportit 24-orësh të policisë. /21Media