Kasapolli: Fjalimi e ka huq datën, presidentja po bën kalkulimet si ta vazhdojë mandatin

Analisti, Gëzim Kasapolli komentoi fjalimin e Presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Ai në emisionin “Click” në RTV21 i konsideroi deklaratat e Osmanit si të vonshme duke thënë se fjalimi e ka huq datën.
“Të flaësh për parime nga ana e presidentes, më së paku është hipokrizi sepse ajo e ka ditur që në fillim çka përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje dhe cila është kauza e zotit Kurti. Të flasësh për ruajtjen e aleancave kur ke sportuar një parti e cila ka sulmuar edhe vet ambasadorin amerikane është më tepër se sa poshtëruese, të ilustrosh për hir të votatve një person si Hugo Chavez pastaj të ja japësh mbështejten e parezervë për marrjen e pushtetit apsolut unë besoj se tregon diçka për karakterin e zonjës Osmani”, tha ai.
Sipas tij, presidentja edhe sot po i bën kalkulimet se si ta vazhdojë mandatin e saj.
“Por me duket edhe si ikje e përgjegjësisë nga presidentja Osmani dhe më duket sikur dy persona që e kryjenë një vepër penale dhe para prokuororit tentojnë ta shfajësojnë veten”, tha Kasapolli./21Media