Kasapolli: Flasim për postin e presidentit si me dalë me ble speca

Analisti Gezim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21, duke diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit, tha se Kosova është në një fatkeqësi të madhe, pasi që sipas tij për këtë post po flitet vetëm pak ditë para afatit të zgjedhjes.

“Flasim për postin e presidentit si me dalë me blerë speca, e banalizojmë aq shumë. Tri ditë përpara nuk e kemi idenë çfarë po ndodh dhe kush mund të jetë përfaqësuesi i postit më të lartë në vendin tonë. Imagjinoni se na kanë futur brenda këtij vorbulli, se ne nuk kemi kandidat që mund të dalë me një agjendë”, tha ai.

Ai shtoi se kjo është nënçmuese për qytetarët e Kosovës./21Media

Back to top button