Kasapolli: Frika e Kurtit është se ky rast mund të kthehet në një proces më të komplikuar

Analisti politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka folur për refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur për dëshmi në Prokurori.
Ai ka theksuar se Kurti është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka në këtë çështje dhe ka shprehur shqetësimin e tij se ky rast mund të shpërthejë në një proces ligjor më të ndërlikuar.
Sipas Kasapollit, kjo është frika më e madhe e kryeministrit, që po e bën atë të shmangë paraqitjen për intervistim.
”Kurti është i vedijshëm për përgjegjësin që e ka në këtë rast, dhe frika e Kurtit që kjo lëndë nuk do të përfundoj vetëm në cilësin e dëshmitarit dhe ky është shqetësimi më i madh i Kurtit që me këtë rast po hapet rrugë për një proces që do të jetë më i komplikuar sa që mendon”, tha Kasapolli./21Media