Kasapolli: Kosova e sheh BE-në si tavolinë suedeze, kjo qasje na ka humbur rrugën

Analisti politik Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar vizitën e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në Kosovë.
Sipas tij, për më shumë se 15 vjet, deklaratat e zyrtarëve të BE-së janë përsëritur pa ndryshim, ndërsa problemi qëndron tek vetë Kosova.
Ai tha se vendi e ka konceptuar integrimin si një “tavolinë suedeze”, ku merret vetëm çfarë dëshiron.
”Deklaratat si kjo e Kallas sot i kemi dëgjuar plotë 15 vite, që nga viti 2010. Të gjithë përfaqësusesit e BE-së nga tregojnë se Kosova është pjesë e familjes Evropiane. Po problemi është te ne se idenë e BE e kemi koncpetuar si të jetë tavolinë suedeze, marrë çka du e la çka du. Ky koncepet na ka sjell deri kur më ne e kemi humbur rrugën në oborr”, tha Kasapolli./21Media