Kasapolli: Kurti gati t’ia tregojë vendin Osmanit “Pa mua s’ke as Presidencën”

(Lajm i përditësuar)

Kasapolli: Kurti gati t’ia tregojë vendin Osmanit “Pa mua s’ke as Presidencën”

Gzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti sot e ka shansin ta sfidojë drejtpërdrejt presidenten Vjosa Osmani, duke i treguar se pozita e saj politike ka qenë e varur nga mbështetja e tij.

Sipas Kasapollit, Kurti ka interes dhe dëshirë që t’ia bëjë të qartë Osmanit se pa të nuk do ta kishte as postin e presidentes, ndërsa ka vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e saj politike.

“Kurti sot e ka shansin që ta sfidojë pak Vjosa Osmanin, le t’ia tregojë vendin asaj. Besoj që është dëshirë e Kurtit që t’ia tregojë vendin Osmanit, t’i thotë se pa mua nuk ke as postin e Presidentit dhe se karriera jote politike është në dyshim. Ai e ka shfrytëzuar Osmanin sa ka dashur. Kjo është arsyeja për zgjedhje të reja”, ka deklaruar Kasapolli.


Kasapolli: Kurti dhe kasta e tij kanë frikë edhe nga padituria e tyre

Gzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 tha se është koha e marrjes së përgjegjësisë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tutje ka shtuar se Kryeminsitri në deytrë, Albin Kurti dhe kasta e tij, nuk e kuptojnë se si funksionon diplomacia.

”Jemi në gjendje të bisdeojmë në tavolinë me Serbinë, por refuzojmë çdo koncepet i cili ne fakt e fuqizon edhe Kosovën, jemi në fund të këtij procesi, pasi që është koha e marrjes së përgjegjësi. Kurti dhe kasta e tij kanë frikë edhe nga padija e tyre, as Kurti dhe as kasta e tij nuk e kuptojnë saktë se si funksiojnë diplomacia dhe çështja e negocimit”, tha Kasapolli./RTV21/21Media

Back to top button