Kasapolli: Kurti ka ndërtuar një gardh, opozita nuk po vepron

Analisti politik Gezim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Sipas Kasapollit, kryeministri Albin Kurti po kërkon një “viktimë të re” për të kandiduar për president dhe ka krijuar mekanizma për të kontrolluar procesin zgjedhor. Ai tha se një kandidat tjetër mund të propozohet me 30 vota, dhe pastaj mund të realizohet një garë me tre kandidatë.

“Kurti i ka mundësuar opozitës, dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet. Por opozita, deri tani, nuk po shfaq asnjë shenjë se po ecën përpara në promovimin e kandidatëve të saj. Kurti ka ngritur një gardh dhe po thotë: ‘Luani brenda gardhit dhe kush mundet, garojë’,” tha Kasapolli./RTV21/21Media

Në këtë kontekst, përdoret figurativisht për të treguar barrierat ose kufizimet që vendos Kurti për mënyrën se si mund të veprojë opozita në procesin zgjedhor.

Back to top button