Kasapolli: Kurti po jeton në botë paralele, nuk po punon për Kosovën, por për VV-në

(Lajm i përditësuar)

Kasapolli: Kurti po jeton në botë paralele, nuk po punon për Kosovën, por për VV-në

Analisti politik, Gëzim Kasapolli, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti pas takimit të sotëm në Shkup, duke thënë se qeveria e tij është e shkëputur nga realiteti ndërkombëtar.

Në “Click” të RTV21, ai tha se deklarata e përfaqësueses së BE-së Marta Kos ishte e prerë dhe e qartë, ”Kosova duhet të formojë institucionet”.

”Ajo çka pam sot në atë takim është se Kurti dhe qeverisja e tij jetojnë në një botë paralele, jo në realitetin që jeton pjesa tjetër e botës. Kos ishte e prerë e perdori vetëm një fjali Kosova t’i formoj institucionet”, tha Kasapolli.

”Një vrap nga Shkupi për në Mitorivcë për ta hedhur gurë themelin e urave, është dëshmi se Kurti nuk po punon për Kosovën por, për VV-në”, tha Kaspaolli, teksa shtoi se raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian kanë hyrë në një fazë të ”çuditshme”.


Kasapolli: Kurti po përgatitet për zgjedhje, por edhe për të qenë opozitë

Analisti politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se veprimet e fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, sidomos vendosja e gurëve të themelit në projekte të ndryshme, janë pjesë e një strategjie politike që synon përfitime në dy drejtime: në zgjedhje dhe në një skenar të mundshëm të opozitës.

”Cdo gurë themel që po vihet posaqërisht këtë muaj të fundit është me plan nga Kurti me perfitim në zgjedhje. Por nga ana tjetër është edhe një përgaditje për opozitarizëm. Kurti do ta shfrytëzj pikërisht këto gurë themele nëse hipotetikisht do të vijë në opozitë dhe qeveria e ardhshme nuk do ta vazhdojë këtë projekt. Kurti me këto veprime përpiqet të përfitoj ne dy skenaret”, tha Kaspaolli./21Media

Back to top button