Kasapolli: Ky katër muaj unë besoj që është rezultat që bashkësia ndërkombëtare na ka lënë neve

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli: Ky katër muaj unë besoj që është rezultat që bashkësia ndërkombëtare na ka lënë neve

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 vlerëson se që katër muaj bashkësia ndërkombëtare e ka lënë Kosovën.

Sipas tij bashkësia ndërkombëtare po thotë që Kosova ka arritur në moshën e pjekurisë dhe tani duhet të ketë ballafaqim me problemet e vendit vetë.

“Pikërisht ky katër muaj unë besoj që është rezultat që bashkësia ndërkombëtare na ka lënë neve, po thotë që keni arritur në moshën e pjekurisë dhe tani duhet të ballafaqoheni me problemet e juaja vetë por ne fatkeqësisht nuk po e dëshmojmë këtë pjekuri politike, ne fatkeqësisht nuk po e kalojmë testin e demokracisë”, tha ai. /21Media


Kasapolli për qeverinë në detyrë: Ne i testuam këta njerëz, nuk e kanë kaluar testin

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me qeverinë në detyrë, ai tha se “në qoftë se ka qenë dëshira e popullit të Kosovës që ta bëjnë një test me këtë qeverie” të cilën e cilëson “me praktikant”, ata nuk e kanë kaluar testin.

“Ne i testuam këta njerëz, në qoftë se ka qenë dëshira e popullit të Kosovës që ta bëjnë një test me këta praktikant dhe të shohim se ku po shkojmë testi u bë, apsulitikisht nuk e kanë kaluar testin”, tha ai. /21Media


Deklarata e Kurtit për marrëveshje politike, Kasapolli: Është e pakuptimtë që të dëgjojmë deklaratat e njëjta vazhdimisht

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 për deklaratën e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për marrëveshje politike, ai tha se është e pakuptimtë që të dëgjohen deklaratat e njëjta vazhdimisht.

Ai shtoi se deklaratat e njëjta vazhdimisht nga gjithë të tjerët mbrenda LVV-së, janë imitim të asaj se çfarë thotë Kurti.

“Do të thotë që është e pakuptimtë që të dëgjojmë deklaratat e njëjta vazhdimisht nga gjithë të tjerët mbrenda LVV-së të cilat janë imitim i asaj se çfarë thotë Kurti, kështu që nuk ka asnjë kuptim mrenda këtij debati”, deklaroi ai. /21Media

Back to top button