Kasapolli: Lideri i Vetëvendosjes ka vendosur të vetëvendos

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se Albin Kurti e ka marrë pushtetin edhe në Kuvend.

“Ajo që po thotë Avni Dehari nuk është Avni Dehari, është Albin Kurti, do të thotë e ka marrë edhe pushtetin, sepse ky me një mënyrë aq të egër i drejtohet edhe bashkëkryesueses… në gjithë këtë strumbullar lideri i Vetëvendosjes ka vendosur të vetëvendosë në raport me gjithçka që po ndodh në Kosovë, do të thotë që të gjitha vendimet t’i marrë vetë”, tha Kasapolli.

Ai shtoi se në këtë strukturë jo vetëm që s’ka vullnet politik, por edhe po digjen urat e komunikimit.

“E dëgjuat dje zotëri Kurtin në intervistë, vazhdimisht tenton t’i djegë urat e komunikimit.”, tha ai./21Media

Back to top button