Kasapolli: Me vite në Kosovë është investuar që të demonizohet lufta e UÇK-së

(Lajm i përditësuar)
Kasapolli citon deklaratën e Kurtit ”Shko Hashim”
Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21, e citoi Albin Kurtin i cili kishte thënë nocionin ”Shko Hashim”, derisa u shpreh se ata nuk e kanë kuptuar koston politike.
“Shko Hashim ka qenë nocioni që prej vitit 2020, përshkak se ata kanë menduar që po dënohet një person, që nuk e kuptojnë koston politike të asaj çka po ndodh, nuk ka të bëjë me individ të thjesht”, u shpreh ai./21Media
Kasapolli: Me vite në Kosovë është investuar që të demonizohet lufta e UÇK-së
Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21, shpreh dilema se me vite në Kosovë është investuar që të demonizohet lufta e UÇK-së.
“Në këtë vend është investuar me vite pikërisht për të demonizuar këtë luftë, e kjo është më e rënda. Kjo është më e keqja që sot e kemi një gjeneratë e cila në asnjë moment nuk e kupton rëndësinë e atij momenti por thjesht e ka kuptuar… po më vie keq ta themë, janë gëzuar me këtë moment kur ata janë shkuar në Hagë”, tha ai./21Media
Kasapolli për Specialen: Është krijuar për arsyje politike
Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21, për Gjykatën Speciale në Hagë tha se është krijuar për arsyje politike.
Sipas Kasapollit kjo Gjykatë duhet të luftohet me mjete politike.
“Ky gjykim gjithçka është përveç se pjesë e sistemit juridik nuk është. Unë prej fillimit kur është themeluar, kam thënë se kjo Gjykatë është politike dhe duhet të luftohet me mjete politike.
Ai shtoi se kjo Gjykatë është krijuar për arsyje politike./21Media