Kasapolli për ish krerët e UÇK-së: Do të lirohen dhe do ta ndryshojnë skenën politike në Kosovë

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se zgjedhjet e reja do ta ndryshonin konfiguracionin e subjekteve politike dhe mënyrën e negocimit.
Sipas tij do të imponohej koalicioni edhe nëse rezultatet do të ishin të njëjta, pasi siç tha zgjedhja e presidentit do t’i paraprinte zgjedhjes së qeverisë.
“Ajo çka besoj unë që do të sjellin zgjedhjet e reja janë dy elemente që do ta trazojnë skenën politike, Vjosa Osmani e cila pati dyshim që do ta ndryshojë konfiguracionin, por edhe një gjë po e harrojnë, ky muaj është muaji kur po besojmë dhe po shpresojmë se do të merret një vendim pozitiv për ata në Hagë, e cila pastaj do të ketë ndikim imediat në skenën politike në Kosovë. Unë shpresoj, besoj dhe jam i sigurt që vendimi do të jetë pozitiv dhe ata do të lirohen, prej atij momenti unë besoj që skena politike në Kosovë do të ketë ndryshim të madh”, u shpreh Kasapolli./21Media