Kasapolli për takimin e Wadephul me Kurtin: E takoi sa për sy e faqe

Analisti, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 tha se ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin sa për sy e faqe.
Ai shtoi se ministri gjerman nuk e ka përmendur takimin e tij me Albin Kurtin në postimin e tij në platformën “X”, ish Twitter.
“E pash publikimin e ministrit në Twitter do të thotë ku e përmendte vetëm takimin me presidenten dhe me ushtarët e KFOR-it gjermanë, ku e takon një person/deputet në Kuvendin e Kosovës, për shkak që sot nuk ka legjitimitet askush dhe e takon sa për sy e faqe”, tha Kasapolli./RTV21/21Media