“Pse more PDK po frikësohet prej Fatmir Limajt?” Kasapolli

(Lajm i përditësuar)

“Pse more PDK po frikësohet prej Fatmir Limajt?” Kasapolli

Analisti politik Gezim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar raportet brenda skenës politike dhe qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj mundësisë së përfshirjes së Fatmir Limaj në Kuvend.

“Pse more PDK po frikësohet prej Fatmir Limajt? Nuk është dëm me pas Fatmir Limajn sot në Kuvend, nuk ka kurrfarë rreziku.”, tha Kasapolli.

Sipas Kasapollit, diskutimet rreth Limajt nuk paraqesin dëm institucional.


Kasapolli: Vjosa Osmani përsëri do të bëjë koalicion me VV-në

Analisti politik Gezim Kasapolli ka komentuar zhvillimet e mundshme në skenën politike, duke parashikuar lëvizje të reja mes aktorëve kryesorë institucionalë.

“Unë shoh që Vjosa Osmani prapë do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe do ta fusë veten si presidente.”

Sipas Kasapollit, një rikthim i mundshëm i bashkëpunimit politik mes palëve mund të ndikojë në rikonfigurimin e marrëdhënieve politike dhe në garën për pozita kyçe institucionale në të ardhmen.


Kasapolli: Perparim Rama po i jep shkollë LDK-së

Analisti politik Gezim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj koalicioneve dhe zhvillimeve të brendshme, duke theksuar se problemet kryesore të partisë burojnë nga brenda saj

“Me duket që nganjëherë Perparim Rama po i jep shkollë LDK-së se si bëhen koalicionet. LDK gjithmonë e ka pasur një praktikë që i ka fajësuar të tjerët për dështimet e veta dhe gjithçka që ka ndodhur te LDK-ja është për shkak të përplasjes së interesave brenda LDK-së, jo jashtë saj. Është arritur një dozë e demonizimit në raport me koalicionet që i ka bërë LDK-ja, duke ikur nga një mizë nuk po e shohin elefantin para vetes që është Lëvizja Vetëvendosje dhe ai elefant i han të gjitha, kështu që LDK me ngulm është duke u munduar t’i ruajë armiqësitë e veta.”

Sipas Kasapollit, kjo qasje rrezikon ta dëmtojë më tej pozitën e LDK-së në skenën politike, duke lënë në hije sfidat kryesore dhe ndryshimet në raportet e forcave politike në vend.

Show More
Back to top button