Kasapolli: ZRRE-ja po e shfrytëzon vakumin institucional me qëllim të rritjes së çmimit të rrymës në mënyrë shumë të ashpër

Analisti, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me paralajmërimin e rritjes së çmimit të rrymës ai thotë se për momentin është krijuar një vakum institucional në të cilin sipas tij ZRRE po e shfrytëzon rritjen e çmimit të rrymës.

Sipas tij ZRRE-jakëtë vakum institucional po e shfrytëzon me qëllim të rritjes së çmimit të rrymës në mënyrë shumë të egër dhe shumë të ashpër.

“Ajo qka është më e keqja në gjithë këtë skemë është edhe vakumi institucional i cili është krijuar për momentin dhe nganjëherë fitohet përshtypje që vetë ZRRE-ja po e shfryëzon këtë vakum institucional me qëllim të rritjes së qmimeve në mënyrë shumë të egër dhe shumë të ashpër duke mos lënë debat të brendshëm apo edhe mundësi që qytetarët të ankohen në institucionet relevante”, tha ai. /21Media

Back to top button