Kaloni te përmbajtja kryesore

Kasolli: Kur mungojnë kundërshtarët, lind tirania

Shkruan: Afrim Kasolli

Kasolli: Kur mungojnë kundërshtarët, lind tirania

Jo vetem ne filozofi, siç mendon Karl Jaspersi jemi te obliguar serish te rikthehemi ne thesaret e mendimit antik, por mbase eshte imperative qe nje gje e tille te behet edhe politikisht, te pakten per ta pasur nje pasqyre me te qarte se si duhet te luftohet tirania si sistem politik. Sipas botëkuptimit politik te kesaj trashëgimie, tirani nuk është askush tjeter, pos nje sundimtar qe nuk ka kundershtar te denjë politikë. Vetem kjo frymë anti-despotike e demokracisë sipas. P. Sloterdijk e pengon tiraninë.

“Nuk është komunikimi apo liria e fjalës si të tilla që e bëjnë të mundur demokracinë, por aftësia e aktorëve (të kuptuar këtu si një konglomerat lokal i pushtetit dhe opinionit) për ta penguar njëri-tjetrin që të veprojnë sipas pretendimeve të njëanshme.

Ky është thelbi i efektit antidespotik te qytetari i një polis-i.

Despoti është njeriu që dëshiron të sillet në qytet sikur të ishte brenda katër mureve të shtëpisë së vet: ai ngatërron hapësirën publike me atë private dhe dëshiron të veprojë në agora ashtu siç vepron një pronar në pronën e tij.

Grekët e përçmonin tiraninë fare thjesht sepse e konsideronin tiranin si një aktor që nuk kishte një kundërshtar të denjë.

Aty ku nuk ka hapësirë për një fuqi kundërbalancuese, sundojnë frika, shtrëngimi dhe nënshtrimi servil.

Tirania është faza e suksesit të mungesës së kundërshtarëve” shkruan nder te tjera filozofi i siper cituar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button