Kastrati: Deklarata e Kurtit për sulme të reja në kohë festash, ngjall panik tek qytetarët

Deklarata e kryeministrit Kurti se para dhe pas Vitit të ri mund të ketë sulme të reja në veri të vendit, po shihet si e gabuar.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thotë për RTV21 e rreziku për sulme të reja në veri të vendit ekziston gjithmonë por që deklaratat e tilla publike, sidomos në kohë festash, ngjallin panik tek qytetarët si dhe mund të  përdorën edhe për fushatë parazgjedhore.

“Rreziku ekziston gjithmonë jo në përmasa sikurse vitin e kaluar në shtator por Serbia dhe serbet do të mundohen t’i shfrytëzojnë njerëzit e Brigadës së veriut dhe përmes tyre të kryejnë sulme terroriste si ai në Ibër Lepenc….Unë pres edhe më tutje të ndodhin këto sulme sepse Rusia nëpërmjet Serbisë s’dëshirojnë që Ballkanin posaçërisht Kosovën ta lënë të qetë. Sa i përket deklaratës së kryeministrit është e gabueshme sepse publikisht s’bën të sjell panik në popullatë jemi në prag të festave, mërgimtarët vijnë në Kosovë, është një injeksion për ekonominë dhe buxhetin familjar dhe ai më tepër do të duhej të punonte me policinë, inteligjencën dhe FSK-në e jo te jep deklarata të tilla sepse këto mund të përdorën edhe për fushatë parazgjedhore dhe qasja në këtë mënyrë e kryeministri është e gabueshme”, tha për RTV21 Kastrati./RTV21/21Media

Back to top button